SYRI TV/ Koncert me 300 artistë në Pallatin e Kongreseve, të ardhurat shkojnë për familjet në Ukrainë

17:22, 03/12/2022

Koncerti madhështor me 300 artistë nga 10 vende të ndryshme të botës për të festuar 110-vjetorin - vjetorin e Forcave të Armatosura është në përgatitjet e fundit, për të performuar para publikut mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Kongreseve.

Drejtori artistik, Arben Skënderi tha se repertori muzikor është i përzgjedhur e se artistët këndojnë për paqen.

Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve e fëmijëve të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të dashamirësit e muzikës, ndërsa koncerti do të fillojë në orën 19.00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco