VIDEO SYRI-TV/ 60 vjet nga hapja e muzeut të pavarësisë, Dobi: Muze me vlera të jashtëzakonshme

15:47, 02/12/2022

Një ndër objektet më të rëndësishme muzeale në vend është muzeu kombëtar i pavarësisë, i cili ka kremtuar 60 vjetorin e krijimit të tij.

Drejtori dhe ish drejtori I këtij muzeu, në fjalën e tyre kanë konsideruar vlerat e jashtëzakonshme historike që ky muze ka.

Muzeu Kombetar i Pavarësisë, shpallur si i tillë  në 28 nëntor të vitit 1962, kremton 60 vjetorin e vet. Ky muze ka nisur fillimisht të funksionojë në vitin e largët 1936 deri në 1939. Në vitin 1962 mori statusin e muzeut të pavarësisë ndërsa sot është muzeu i dytë kombëtar në vend.

Godina ku u mblodh qeveria  e shtetit të parë shqiptar sot përcjell dokumenta dhe informacione të rëndësishme  mbi  pavarësinë e vendit. 

Ish drejtori Istref Dobi e cilësoi atë si një muze me vlera të jashtëzakonshme, ndërsa ajo që vlen, lidhet me rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve nga viti në vit.                         

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco