‘Teatri në shkolla’, shfaqet “Dritë e Ditë”, kushtuar bullizmit në shkolla

‘Teatri në shkolla’, shfaqet “Dritë e Ditë”, kushtuar bullizmit në shkolla

15:50, 30/11/2022

Sot në ambientet e teatrit “Dodona” në Prishtinë është mbajtur shfaqja “Dritë e Ditë”, projekt ky i Cult Club, transmeton Syri.net Kosova.

“Dritë e Ditë”, shfaqje kjo kushtuar bullizmit në shkolla ka sjellur një performancë të shkëlqyer nga nxënësit e talentuar të shkollave fillore “Faik Konica”, si dhe “Naim Frashëri” në kryeqytet.

Image

Shfaqja e realizuar sot nën në regjinë  e Gëzim Hasanit ishte premierë që u vu në skenë ku publiku pati mundësinë që për herë të parë ta shijojë lojën e nxënësve dhe gjithë komponentët e tjerë të realizimit.

Bullizmi është bërë shqetësues në shkollat tona. Kjo shfaqje sjell situata të ndryshme, të cilat paraqesin llojet e bullizmit te fëmijët.

Ata mundohen t’i japin një përgjigjje se përse një fëmijë priret të bëhet bullist?

Përgjigjja nuk është e thjeshtë.

Njerëzit ushtrojnë dhunë në forma të ndryshme, nga ajo psiqike deri te fizike.

Disa e bëjnë të pakënaqur me veten, që të tjerët të ndihen keq. Të tjerë e bëjnë për të treguar se kush drejton.

Bullizmi na prek të gjithëve, në forma të ndryshme, në një fazë të jetës, por më e rënda është kur një fëmijë bullizohet.



Performanca e kësaj shfaqje u mirëprit nga publiku, teksa të pranishëm ishin edhe figura të shquara të artit në Kosovë.

E, padyshim një performancë e tillë e realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka se si të pritet ndryshe nga publiku.

Krejt në fund drejtoresha e Cult Club që mundësoi realizimin e shfaqjes, Elmaze Nura, falënderoi dhe ndau mirënjohje për të gjithë nxënësit pjesëmarrës.

ImageImage

“Teatri në shkolla” është pjesë e Programit Vjetor të Cult Club që është mbështetur nga MKRS.


Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco