Tajlandë/ Të gjithë murgjit rezultojnë pozitiv në testin e drogës, mbyllet tempulli

Tajlandë/ Të gjithë murgjit rezultojnë pozitiv në testin e drogës, mbyllet tempulli

09:34, 30/11/2022

Në Tajlandë një tempull budist u mbyll pasi të gjithë murgjit rezidentë rezultuan pozitivë në testin e droges.

Ngjarja ka ndodhur në rrethin Bung Sam Phan, në provincën Phetchabun, në veri të vendit. 

Murgjit, sipas zyrtarëve lokalë, rezultuan pozitivë për metamfetaminën.

Si pjesë e një goditjeje kundër drogës, policia iu bashkua autoriteteve shëndetësore dhe bastisi tempullin e vogël, ku qëndronin tre murgj dhe igumeni. 

Të katër u testuan për drogë dhe rezultuan pozitivë.

Mbyllet tempulli - Më pas murgjit u dërguan në një klinikë të specializuar.

 “Tempulli tani është bosh dhe banorët e fshatrave aty pranë janë të shqetësuar se nuk do të mund të kryejnë asnjë ceremoni”, shpjegojnë zyrtarët lokalë, duke siguruar se do të dërgohen më shumë murgj për të lejuar fshatarët të përmbushin detyrimet e tyre fetare.

Trafiku i drogës në Tajlandë - Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Tajlanda është një vend kryesor tranzit për metamfetaminën që vjen nga shteti Shan i Birmanisë përmes Laosit. Pilulat e metamfetaminës shiten në rrugët e Tajlandës për më pak se 20 baht (rreth 50 cent). 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco