Kritikohet skulptura e Faik Rexhepit në Prishtinë

Kritikohet skulptura e Faik Rexhepit në Prishtinë

09:16, 29/11/2022
Gazetari Halil Matoshi, ka thënë se ideja për vendosjen e skulpturës së Faik Rexhepit në Prishtinë është kreative, por është e punuar dobët, përcjell Syri.net Kosova
 
Matoshi në Facebook ka shkruar se e “trishton fakti se askush ma s’flet për shije estetike e shpirtin e qytetit!?”. (Sic!)
 
“Skulptura asht dobët e realizume si në përmasa anatomike, portretizimit, ashtu edhe në aspektin e vlerës estetike dhe duhet nji ditë të zëvendësohet!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
 
Shkrimi i tij:
 
S’luej vendi!
 
(Kritikë një ideje kreative)
 
1.
Faik Rexhepi, preshevari i qëndresës kosovare, simas historisë së dokumentueme nga Maestro Hazir Reka e ka siguru përjetësinë, në sheshin atëherë qëndror të Prishtinës dhe në mbamendjën e shqiptarëve të Kosovës.
Por, Prishtina asht kryeqytet dhe për shtatoret e saj, duhet konkurse ndërkombëtare, i ndershmi Prefekt, Përparim Rama, e jo t’u lihen studentave dhe amaterëve, megjithë vullnetin e mirë dhe idenë e bukur!
 
2.
Skulptura asht dobët e realizume si në përmasa anatomike, portretizimit, ashtu edhe në aspektin e vlerës estetike dhe duhet nji ditë të zëvendësohet!
E për me e vlerësu veç sy duhet me pasë, jo shumë edukim estetik! 
 
3.
Sëdyti, ideja e lidhjës së njeriut me tokën dhe me nji Atdhe e nji njeri qi ka qindrue e që u flet tana kohëve: s’luej vendi!, asht universale dhe ndjenjë sublime, kështuqë diku duhet me e vu nji shënim (nashta në Guidën e Prishtinës ose në katalogjet e monumenteve?) me nji fjali përshkruese të ngjarjës e sidomos me emnin e personazhit, datën e ngjarjës reale dhe emnin e autorit të fotografisë, Hazir Reka, falë të cilit asht kriju kjo histori lirie!
 
4. 
“Njeriu kambkryq para Grandit”, kështu e njohin qytetarët Faik Rexhepin dhe kështu pa pllakë e emër do t’i plakë kohnat (laudatio për idenë kreative të autores), por historia e tij duhet të multiplikohet!
 
P.S.
 
Më trishton fakti se askush ma s’flet për shije estetike e shpirtin e qytetit!?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco