Konferenca Vjetore Teatrore trajton nivelin e kritikës

Konferenca Vjetore Teatrore trajton nivelin e kritikës

16:20, 23/11/2022

Konferenca teatrore vjetore do të bëjë bashkë në Prishtinë këtë të enjte me 24 nëntor, profesorë, dramaturgë, kritikë e studiues të njohur, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre mbi kritikën teatrore.

“Teatri dhe kritika teatrore - kriza e vlerësimit”, është tema e Konferencës së sivjetshme, që organizohet nga Cult Club, një organizatë me përvojë të gjatë në fushën e teatrit.

Drejtoresha e Konferencës, regjisorja Elmaze Nura u shpreh se ky forum po i bën bashkë personalitete akademike e artistike, për të diskutuar sërish për sfidat me të cilat përballet komuniteti teatror.

“Sigurisht prodhimi i shfaqjeve është i rëndësishëm, por po aq peshë ka edhe një kritikë profesionale dhe objektive për krijuesit. E dimë se jo gjithnjë është pikërisht kështu. Në fakt, shpesh vlerat e mira kalojnë pa u përmendur, ndërsa mediokriteti apo antivlera lartësohet”, është shprehur Nura, Profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Arteve në UP.

Në dy panelet e konferencës marrin pjesë: Prof. dr. Nebi Islami, studiues, dramaturg, Prof. dr. Stefan Çapaliku, dramaturg, studiues, Prof. dr. Luljeta Isaku,kritike dhe historiane e teatrit dhe dramës, Prof. asoc. dr. Besim Rexhaj, studiues, kritik, dramaturg. Albatros Rexhaj, dramaturg, Albulena Kryeziu, aktore, Prof. asoc. Arian Krasniqi, dramaturg, kritik teatri.

Të ftuar të tjerë në konferencë janë edhe drejtues të kulturës në komunat e Kosovës dhe të teatrove lokalë, si dhe studentë të Fakultetit të Arteve.

Diskutimet dhe rekomandimet e kësaj konference ndikojnë çdo vit në avancimin e teatrit në Kosovë.

Konferenca Teatrore është pjesë e Programit Vjetor të Cult Club, mbështetur nga MKRS.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco