Edmond Tupja ngre këmbanën e alarmit: Gjuha shqipe është në krizë, alfabeti po masakrohet

20:31, 22/11/2022

"Fjalori i teknologjisë së informacionit, Anglisht-shqip" është botimi i fundit i përkthyesit Edmond Tupja, me bashkautorë Erion Çanon. Përkthyesi thotë se fjalori do t’ju shrëbejë në veçanti përdoruesve dhe njohësve të mirë të teknologjisë, ndërsa i shqetësuar pohoi se shqipja është në krizë.  

“Gjuha shqipe, fatkeqësisht, është në krizë. Shikoni si flitet, si shkruhet, si masakrohet alfabeti”.

Kështu e nis përkthyesi i njohur Edmond Tupja, rrëfimin për Syri TV, teksa prezanton botimin e fundit "Fjalori i teknologjisë së informacionit, Anglisht-shqip", në të cilin është bashkautorë me Erion Çanon. 

Përkthyesi këmbëngul në përdorimin e fjalëve shqip, përgjatë ligjërimit bisedor. Tupja shprehet i trishtuar për udhëkryqin në të cilin ndodhet sot shqipja.

Ndër të tjera përkthyesi Edmond Tupja thekson se, ndaj krijuesve, lexuesve dhe botimeve, institucionet shtetërore duhet të jenë kurdoherë të gatshëm për mbështetje.

Gaz: E. XHEMALI
Op: F. SHAHINLLI
MONT: N. STAFA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco