SYRI TV/ Rrëfimi, Kadare: Jam i lumtur që takoj lexuesit, letërsia për mua është gjithçka

SYRI TV/ Rrëfimi, Kadare: Jam i lumtur që takoj lexuesit, letërsia për mua është gjithçka

18:42, 20/11/2022

Në përmbyllje të ditëve të Panairit të Librit, i pranishëm për të takuar lexuesit e për të dhënë autografe ishte dhe shkrimtari Ismail Kadare. Në një rrëfim për Syri Tv, shkrimtari  u shpreh i lumtur që ndodhej mes lexuesve dhe zbuloi se ka disa subjekte librash në mendje.

Syri tv

Ditëve të festës së librit, iu bashkua shkrimtari më gjurmëlënës i letrave shqipe, Ismail Kadare. I pranishëm, për të lënë mbishkrime lexuesve të tij të përkorë, Kadare në një intervistë për Syri Tv u shpreh i lumtur që ndodhej mes dashamirësve të romaneve e vëllimeve të tij poetike.

Letrësia për të është domosdoshmëri, një mënyrë për të frymuar lirshëm. Autori zbuloi se ka në mendje subjektet e ardhshme të librave.

I pyetur për prurjet e reja në letërsinë shqipe, Kadare tha se është përzgjedhës mes titujve të shumtë.

Lexuesi vijon të ketë ëndje për të lexuar Ismail Kadaren. Të lindurit pas viteve ’90 e receptojnë veprën e tij pa ngarkesa ideologjike, ndërsa zhanri i preferuar i tyre mbetet romani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco