Kelmendi: George Orwell, Edi Rama dhe Kongresi i Drejtshkrimit

Kelmendi: George Orwell, Edi Rama dhe Kongresi i Drejtshkrimit

16:58, 20/11/2022

Publicisti Migjen Kelmendi i ka prezantuar disa fragmente nga një TV reportazh të gazetarit prishtinas ALi Llunji, në të cilin konfirmohet prezenca e diktatorit Enver Hoxha dhe kryepolicit të tij Mehmet Shehu në sallë, gjatë ditëve te Kongresit '72, si dhe "novogovori" i ministrit të Enverit për kulturë, që e mban fjalën e hapjes, shkruan Syri.net Kosova.

"Po i sjell disa fragmente nga nji TV reportazh i gazetarit prishtinas Ali Llunji, me të cilin konfirmohet prezenca e diktatorit Enver Hoxha dhe kryepolicit të tij Mehmet Shehu në sallë, gjatë ditëve te Kongresit '72, si dhe "novogovori" i ministrit të Enverit për kulturë, që e mban fjalën e hapjes, ku përmend Kongresin e Manastirit 1908, por retushon Kongresin e Elbasanit 1909, Komisinë Letrare të Shkodrës1916, dhe Ortografinë e vitit 1964 të Prishtinës, sa me na e kujtue, sidomos Edi Ramës, këtij Enveri të sotëm, nji fragment nga kryevepra "1984" e George Orwell:
"Çdo regjistrim asht shkatërrue ose falsifikue, çdo libër asht rishkrue, çdo pikturë asht rilye, çdo statujë, rrugë dhe ndërtesë asht riemnue, çdo datë asht ndryshue. Dhe ky proces po vazhdon ditë mbas dite dhe minutë mbas minute. Historia asht ndalun. Asgja nuk egziston pos të tashmes së pandërpreme në të cilën Partia ka gjithmonë të drejtë", ka shkruar Kelmendi me tjerash në reagimin e tij.

Postimi i plotë i Kelmendit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco