VIDEO-SYRI TV/ 'Jeta shpirtërore' e Alberto Moravias, marrëdhënia e pushtetit me njeriun e thjeshtë

13:04, 18/11/2022

Romani i Alberto Moravias “Jeta shpirtërore” është sjellë në shqip nga përkthyesja Aida Baro. Sipas përkthyeses, libri është metaforë e perversitetit të pushtetit dhe një ftesë e gjatë për reflektim për shoqërinë e sotme.

Nga SYRI TV

“Jeta shpirtërore”, romani që ngjalli reagime të shumta në Italinë e viteve 1978, vjen i përkthyer në shqip nga Aida Baro. Libri zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku personazhi i quajtur “Unë” që mund të interpretohet si shkrimtar, gazetar apo psikolog interviston Deziderian, duke e ngacmuar  me pyetje të thjeshta në dukje mbi jetën e saj, ndërsa nga ana tjetër nxjerrë në pah rrënimin e vlerave shoqërore.

“Jeta shpirtërore” është shuplakë për kohët e sotme e realitetin, në të cilin jetojmë, si një formë për të denoncuar të gjitha veset e klasës së pushtetit. Ndër të tjera përkthyesja thotë se romani është edhe një ftesë e gjatë për reflektim.

Gazetare: Egla Xhemali

Operator: F. Shahinlli

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco