Zbardhet dosja e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar për Ibrahim Rugovën (DOKUMENT)

Zbardhet dosja e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar për Ibrahim Rugovën (DOKUMENT)

23:36, 03/10/2022

Studiuesi i njohur i letërsisë, esteti, kritiku letrar, Ibrahim Rugova kishte qenë dy herë në Shqipëri. Herën e parë gjatë viteve 1970 ndërsa të dytën në pjesën e parë të vitit 1980. Si të gjithë intelektualët dhe artistët shqiptarë të Shqipërisë dhe të viseve tjera etnike shqiptare, edhe Ibrahim Rugova ndiqej në çdo hap nga sigurimi i atëhershëm i shtetit shqiptar, i cili regjistronte edhe gjërat dhe bisedat dhe ndejat më të rëndomta.

Në kuadër të kërkimeve të mia shkencore, për të ndjekur nga afër qëndrimin e shtetit shqiptar rreth zhvillimeve në Kosovë, në vitin 2020 kisha rastin që në arkivin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të hulumtoja për qëllime shkencore dokumente të ndryshme. Në këtë mes ta lexoja faqe për faqe edhe dosjen e Ibrahim Rugovës. E cila ofron të dhëna interesante dhe mbi të gjitha shpalos dimensionin e interesimit të shtetit Shqiptar për profilin e intelektualëve shqiptarë nga Kosova, raporton Lapsi.al.

Në këtë kuadër, Rugova konsideroj si studiues i talentuar dhe që nuk i përkiste korpusit të studiuesve shqiptarë që mbështesnin krijimtarinë e realizmit socialist, por se “është përkrahës i rrymës moderniste në letërsi që krijohet në Kosovë e në përgjithësi në Jugosllavi”.

Në një dokument të datës 19.1.1981 ndër të tjera thuhej se Ibrahim Rugova, i cili mori pjesë në diskutimin për romanin që u bë vitin 1980 nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Arteve të Shqipërisë, ka deklaruar në një mbledhje të hapur pasi është kthyer në Prishtinë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtare janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë”.

Nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar duket qartë se autoritetet e atëhershme te Shqipërisë ishin të hidhëruar dhe nuk u pëlqente fare pse Rugova fliste me “përçmim dhe përbuzje” ndaj letërsisë së realizmit socialist që krijohej asokohe në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco