Prishtina kulturore

Prishtina kulturore

12:51, 30/09/2022

Në pesëdhjetë vjetët e kaluara Prishtina kulturore ka pësuar ndryshime të mëdha, pa asnjë mëdyshje.  Nëse bëhet një analizë më e detajuar krahasuese dhe më e specifikuar për fushat e ndryshme të artit (si muzika, libri,teatri, arti figurativ) do të vërehet se tempoja e zhvillimit dhe « lulëzimit » të tyre ndryshon. Secila prej këtyre fushave i kishte “pikat kulmuese” të zhvillimit, në periudha të ndryshme.

Kjo vërehet sidomos nëse vështrohen nga aspekti i impaktit që ato prodhojnë te publiku. Kështu, mund të vërehet se vitet ’60-ta dhe ato ’70-ta, janë “vitet e lulzimit” të Teatrit ; vitet ’70-tave dhe ato të viteve ’80-tave i takojnë letërsisë (sidomos poezisë) dhe artit figurativ, kurse (papritmaz) vitet e pasluftës (së Kosovës), mund të thuhet se i takojnë më tepër muzikës (sidomos zhanrit të muzikës klasike). Ja pse:

Në vitet ’60-ta dhe ’70-ta 𝘁𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶, arrinë kulmin e vet, më sakt të them, kulmin e interesimit të publikut për të. Nuk besoj se ka pasur interesim më të madh të publikut për teatër sesa në atë periudhë.

Teatri krahinor është perceptuar nga publiku i kohës, si një tempull kulti. Siç mund të dëshmohet lehtë nga kujtimet e kronistëve të kohës dhe akterëve pjesmarrës në këto aktivitete, reprizat e një pjese teatrale (që mbrenda muaji ishin të shumta), i ka pasur të shitura të gjitha biletat, paraprakisht, qysh në fillim të muajit, (!). Në Prishtinën e atëhershme, për publikun e atëhershme teatri ka qenë, pothuajse, dëfrim themelor (!). Natyrisht, siç dihet, në atë kohë në qytet mungonin ngjarjet e mëdha kulturore (ta zëmë, koncerte të muzikës serioze, ka pasur shumë pak).

Siç e përshkruan atmosferën e asaj kohe, një prej aktorëve protogonist, të asaj periudhe "…përgjithësisht, për publikun e kohës, dita e premierave ka qenë ditë feste! Familjet komplete, bashkarisht shkonin në teatër”, "kishte individ, që prente tesha të reja për ditën e premierës” ... e pabesueshme plotësisht për ditët e sotme! Sot një ngazëllim i till është i paparemendueshëm, përkundër nivelit profesional shumë më të lart që ekzison sot në teatrin tonë.

Në periudhën e artë të letërsisë (fundi i viteve ’70-ta dhe ato të ’80-tave), kishte një "shpërthim" të jetës së 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗶𝘁. Të përkujtoj, në atë kohë shfaqet një plejade impresive e shkrimtarëve dhe poetëve të rinj (A.Podrimja, E.Basha, N.Halimi, T.Dervishi, M.Ramadani, B.Musliu etj.). Kishte manifestime të shumta shkrimtarësh, shquheshin prodhimtaria e botimeve, publikoheshin një sërë revistash kulturore dhe atë me vëllim të madh ! Interesim të madh zgjojnin pikërisht shkrimtarët (si Kadare, Qosja, Pashku etj.). Nuk besoj se sot lexohet libri, sikundër atëherë.

Duhet thënë se kjo periudhë shquhet gjithashtu me suksese markante edhe në botën e 𝗮𝗿𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗳𝗶𝗴𝘂𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃𝗲. Të kujtojmë vetëm se sa kanë mundur të zgjojnë interes në këtë kohë ekspozitat e Muslim Mulliqit, Tahir Emrës, Agim Çavdarbashës, dhe, mos t’i përmendim ekspozitat e artistëve nga Shqipëria në vitet ’80-ta, të cilat përcilleshin nga një publikë me numër marramendës, që sot është absolutisht i paaritshëm një fenomen i till.

Bota e 𝗺𝘂𝘇𝗶𝗸𝗲̈𝘀 𝗸𝗹𝗮𝘀𝗶𝗸𝗲, ka një ecuri specifike. Një kohë të gjatë te ne ka mbreteruar mendimi se muzika klasike nuk mund te kete publikë në Prishtinë (!). Dhe, ja situata ka ndryshuar plotësisht. Në decenien e fundit, me krijimin e festivaleve kualitative (që po mbledhin artistë ndërkombëtarë të kalibrit të lartë) situata ndryshon shumë. Me forcimin kadrovik (në decenien e fundit) të Filharmonisë, përfundimisht situata ka ndryshuar në mënyrë radikale.

Koncertet e Filharmonisë (me dy njësi – Korin profesional dhe Orkestrën simfonike) përcillen me numër të madh të publikut. Sallat janë përplot të mbushura me publik. Në koncertet e Filharmonisë ndodh që ato të përcillen jo vetëm me sallë të mbushur, por edhe me publikë që qëndron në këmbë 100-200 veta, meqë salla ka (vetëm) 400-500 vende! Madje në disa koncerte (në Katedralen e Prishtinës) koncertet përcillen ndonjëherë prej publikut preej 1000 vetave. Koncertet e Filharmonisë, në vitet e fundit në shesh si dhe koncertet e Ramë Lahajt gjithashtu në shesh, përcillen prej një numri shumë të madhe të publikut të gjërë.

Sot yjet tanë të muzikës Petrit Çekut e Ramë Lahajt, mund të mbledhin publik në një numër impresiv të publikut, në çdo rast, që do të kishin lakmi çdo fushë tjetër e artit, madje çdo qendër e madhe kulturore në regjion. Shembulli i koncertit të Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë në shesh, para disa ditës, me’ Carmina Buranën’ e Carl Orfit, edhe më shumë e dëshmon këtë.

Për njerëzit që e njohin pulsin e jetës muzikore, asgjë nuk është e rastësishme, asgjë e papritur. Është ky rezultat i rrugës së gjatë të cilën e kanë trasuar animatorët e jetës muzikore këtu te, sidomos në njëzet vitet e fundit. Pas luftës sonë, duke e parë që Ministria e Kulturës nuk kishte vizion fare për zhvillimin specifik të kësaj fushe, meqë disa prej Ministrave i ngatëronin zhanret e muzikës dhe bënin ngatërresa elementare në planifikim. Në këto rrethanash, muziktarët vet u aktivizuan dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve (ambasadave të huaja dhe fondacioneve), filluan ta ngjallin jetën muzikore.

Publiku kulturor i Prishtinës tash ka një strukturë krejtësisht të re në krahasim me atë të para 20 viteve, e mos të flasim për atë para 50 viteve. Në koncertet e muzikës (sidomos në “koncertet e mëdha”) në publik nuk dominojnë më muziktarët. Tash këtë publik e përbëjnë një gjeneratë e re intelektualësh, gjeneratë e kulturuar të rijsh, melomanët, entuziastët që kanë formime të ndryshme profesionale, por që kanë pikëpamje krejtësisht moderne ndaj jetës.

Ata e kanë kuptuar shumë drejt natyrën e kësaj fushe (muzikës klasike) që konsiston në një parim fare të thjeshtë: për ta dashur muzikën klasike, për ta përcjelljur muzikën klasike nuk ka nevojë që të kesh formim profesional; publiku “i gjërë” prishtinas ka kuptuar se mund ta pëlqesh atë, mund ta përjetosh atë, pa asnjë spjegim dhe pa asnjë përgaditje plotësuese! Kështu, më në fund, të gjitha paragjykimet e opinionit për muzikën klasike “si një veprimtari që është larg nivelit kulturor të kosovarëve” kanë rënë në ujë.

Publiku prishtinas ka ndryshuar plotësisht. Fatlumësisht!

𝗥𝗮𝗳𝗲𝘁 𝗥𝗨𝗗𝗜

(Cikli « Refleksione për muzikën »)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco