VIDEO-SYRI TV/ Çelet në MHK ekspozita, ‘Në simbiozë me eposin’, e piktorit Azem Kuçana

16:55, 27/09/2022

‘Në simbiozë me eposin’ është ekspozita e piktorit Azem Kuçana e çelur në Muzeu Historik Kombëtar, që përthyen rrëfimet e gjyshen nga eposi dhe legjendat, si një formë udhëtimi për tek tradita.

Nga SYRI TV

Folklori asht monumenti me të cilin dallohet historikja e një kombi shkruhet te ‘Kënga e Kreshnikëve’. Eposi, figurat mitologjike,  zanat, luginat i ftojnë shijuesit e artit në një udhëtim për tek tradita, veçanërisht për brezat e rinj.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, piktori Azem Kuçana ka çelur ekspozitën ‘Në simbiozë  me eposin’, ku përthyen rrëfimet e gjyshes në tablo magjike.

Ekspozita sipas kuratores na referon zëra nga e kaluara.

Imazhi i çdo pikture shquhet për ngjyrat, rimin dhe ekspresivitetin e veçantë që buron nga vallet impresive.

70 piktura të Kuçanës do të udhëtojnë për në Amerikë, si një mënyrë për ta njohur artdashësinë  atje, me një nga pjesët më të rëndësishme të identitetit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco