Lamtumirë Sali Shijaku! Dritë dhe ngjyra, dy fjalët e fundit të mjeshtrit të pikturës

Lamtumirë Sali Shijaku! Dritë dhe ngjyra, dy fjalët e fundit të mjeshtrit të pikturës

15:06, 25/09/2022

Familjarë, të afërm, miq i dhanë lamtumirën e fundit mjeshtrit Sali Shijaku, në ceremoninë e homazheve që u mbajtën sot në nderim të tij. 

Sali Shijaku, koloristi i tablove shqiptare, ai i kompozimeve që sot i gjen në të gjithë botën, u nda dje nga jeta. Artisti që pak mbante nga arti i tij dhe shumë shpërndante me dritëhijet dhe ngjyrat, nuk rreshti kurrë së jetuari brenda tablosë e  përmes tablosë.

Mjeshtri i madh e filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60 me tablonë kompozicionale, kryesisht me tematikë nga historia dhe nga legjendat, por i njohur u bë me: “Portret vajze”, një vepër që gjendet në fondin e Galerisë së Arteve, ashtu sikurse edhe gati 100 vepra të tjera të tij dhuruar Galerisë.

Dritë dhe ngjyra, janë 2 fjalët e fundit të  para se të vdiste, dy fjalë që e kanë përkufizuar atë si artist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco