Doli kundër 'dëshirës' së Putin, blogerja e njohur ruse rrezikon 6 vite burg

Doli kundër 'dëshirës' së Putin, blogerja e njohur ruse rrezikon 6 vite burg

14:58, 22/09/2022

Një nga ndikueset më të njohura të Rusisë është kërcënuar me gjashtë vjet burg për shkak se përdor Instagramin.

Image

Blogerja e modës Veronika Loginova ka 584,000 ndjekës në këtë platformë, por zyrtarët e presidentit rus Vladimir Putin e kanë akuzuar se e ka përdorur atë për “aktivitet ekstremist”.

Pavarësisht se nuk ka postuar kurrë asgjë politike në llogarinë e saj më parë, llogaria e saj në Instagram është mbyllur pasi bosët e Kremlinit e shohin atë si “ekstremiste” – për të paralajmëruar ndjekësit e saj për kërcënimin.

Më herët ajo shkroi në rrjetin e saj social: “Kjo tani mund t’i ndodhë kujtdo në Rusi – çdo ditë prokurorët mund të vijnë në shtëpinë tuaj.

“Unë kurrë nuk e kam prekur politikën dhe tani përballem me gjashtë vjet burg për përdorimin e Instagramit.”

Forcat e Putinit kanë goditur ashpër këdo që përdor aplikacione të tilla si Instagram për t’i treguar botës së jashtme jetën në Rusi.

Kjo vjen pasi presidenti rus Vlodimin Putin dha urdhër në mars të ndalohej përdorimi i Instagram në Rusi, pas lajmit që Meta do të ndalonte në platformën e saj të përdoreshin shprehje kundër kreut të Kremlinit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco