Aksionerët e Twitter miratojnë marrëveshjen me Musk prej 44 miliardë dollarësh

Aksionerët e Twitter miratojnë marrëveshjen me Musk prej 44 miliardë dollarësh

10:10, 15/09/2022

Aksionerët e "Twitter"-it kanë votuar për të miratuar një marrëveshje me Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë (38 miliardë paund).

Vendimi u mor në një konferencë të shkurtër me investitorët nga selia e kompanisë në San Francisko.

Kjo do të thotë se "Twitter" tani do të përpiqet të detyrojë Elon Musk të blejë kompaninë në gjykata.

Takimi pasoi dëshminë shpërthyese të ish-shefit të sigurimit të "Twitter", Peiter Zatko, përpara Senatit të SHBA-së.

Në prill, "Twitter" ra dakord t'ia shesë kompaninë personit më të pasur në botë, Elon Musk.

Megjithatë, marrëveshja u përkeqësua pasi Musk pretendoi se ai ishte mashtruar nga "Twitter" në lidhje me numrin e llogarive të 'spam' dhe 'bot' në platformë.

Ai tha se nuk dëshironte të blinte më kompaninë në maj, por "Twitter" argumenton se Musk nuk mund të tërhiqet nga marrëveshja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco