Vdes Jean-Luc Godard, gjiganti i kinemasë franceze

Vdes Jean-Luc Godard, gjiganti i kinemasë franceze

10:54, 13/09/2022

Regjisori franko-zviceran i filmit, Jean-Luc Godard, vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, raportoi gazeta Liberation, duke cituar burime të afërta me regjisorin.

Godard ishte ndër regjisorët më të mirënjohur në botë, i njohur për klasikët si “Breathless” dhe “Commpt”, të cilat frymëzuan regjisorët e rinj dekada pas viteve të lulëzimit të tij në vitet 1960.

Filmat e tij thyen tabutë e vendosura të kinemasë franceze në vitin 1960 dhe ndihmuan në fillimin e një mënyre të re të krijimit të filmit, të njohur si “Vala e Re” (New Wave) në kinemanë franceze.

Quentin Tarantino, krijues i filmave “Pulp Fiction” dhe “Reservoir Dogs” në vitet 1990, përmendet shpesh si një nga regjisorët e gjeneratës së re i frymëzuar nga Godardi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco