'Skllavëria moderne', OKB paraqet shifrat alarmante

'Skllavëria moderne', OKB paraqet shifrat alarmante

16:40, 12/09/2022

Vlerësimet globale të vitit 2021 tregojnë se ka 50 milionë njerëz që përjetojnë skllavërinë moderne, duke përfshirë 28 milionë njerëz që bëjnë punë të detyruar dhe 22 milionë gra/vajza që janë shtyrë drejt një martese të detyruar.

Kjo do të thotë se ka 6.4 viktima të skllavërisë moderne për çdo 1000 njerëz në botë. 1 në 4 viktima të skllavërisë moderne janë fëmijë.

Nga 28 milionë njerëz të bllokuar në punë të detyruar, 17.3 milionë njerëz janë të shfrytëzuar në sektorin privat si puna në shtëpi, ndërtimi apo bujqësia; 6.3 milionë persona në shfrytëzim seksual të detyruar tregtar dhe 3.9 milionë persona në punë të detyruar të imponuar nga autoritetet shtetërore.

Gratë dhe vajzat përbëjnë më shumë se tre të katërtat e atyre në shfrytëzim seksual të detyruar komercial dhe mbi një të tretën e atyre në punë të detyruar në sektorë të tjerë të ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco