Lëvizjet 'mat' të Ukrainës dhe gabimi fatal i Rusisë

Lëvizjet 'mat' të Ukrainës dhe gabimi fatal i Rusisë

13:07, 12/09/2022

Nga Dan Sabbagh, The Guardian

Lëvizjet strategjike të Ukrainës i dhanë asaj një epërsi të konsiderueshme dhe ndryshuan rrjedhën e luftës, sipas disa analistëve. Brenda pesë ditëve, forcat ukrainase arritën të ndryshonin plotësisht rrjedhën e luftës, pasi një operacion që filloi si një diçka e vogël në një pjesë të frontit përfundoi në një përparim prej 70 km.

Sipas analizës së Institutit për Studimin e Luftës, në pesë ditë forcat ukrainase arritën të merrnin më shumë territor sesa forcat ruse në të gjitha operacionet e tyre që nga prilli.

Ukraina deri të mërkurën e kaluar po përballej me vështirësi të mëdha dhe përparimi në operacionet e saj sulmuese po vështirësohej gjithnjë e më shumë por Ukraina përfitoi nga kushtet ushtarake në rajonin juglindor të Kharkiv, duke rritur perspektivën për fitime të mëtejshme.

Lëvizja fatale e Rusisë

Sipas analizës së publikuar nga Guardian, vendimi i Rusisë për të dërguar mijëra trupat e saj më të mira për të mbrojtur Khersonin duket se ka qenë “fatal”, por edhe vendimtar për rrjedhën e luftës.

Forcat ukrainase përfituan nga lodhja e ushtarëve rusë pas disa muajsh lufte të vazhdueshme, duke krijuar kushtet e duhura për të rifituar territoret e humbura. Sulmi i fundit duket të jetë faza e dytë e një kundërsulmi të dyfishtë, fillimisht në Kherson dhe më pas në Kharkiv.

Ukraina kishte grumbulluar në heshtje forcat në veri për të goditur kundër mbrojtësve në një pjesë të gardës kombëtare Rosgvardia, forcat separatiste nga Luhansk, raporton abcnews.al.

Strategjia e Ukrainës

Së pari forcat ukrainase rrethuan Balakliia, një qytet 45 milje në juglindje të Kharkiv, më pas u shtynë në veri për të arritur në lumin Oskil në jug të hekurudhës dhe qendrës së furnizimit të Kupiansk dhe më pas hynë në qytet.

Ata morën në kontroll Izium, një qendër kryesore ushtarake në jug, dhe bëri që rusët të braktisnin një qytet të pushtuar në fund të marsit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën mbrëma se përparimi i ushtrisë ukrainase duket se po funksionon, pas marrjes në kontroll të Izium.

Lëvizjet “mat” të forcave ukrainase

Suksesi i Ukrainës u arrit pjesërisht nga përdorimi i tankeve dhe i këmbësorisë, në një front ku armiku u dobësua nga sulmet e armëve me rreze të gjatë (ndoshta nga raketat HIMARS dhe MLRS).

Ai bëri një planifikim veçanërisht të zgjuar për të identifikuar pikën e dobët të Rusisë dhe shfrytëzoi gjeografinë – lumin. Më e rëndësishmja, mënyra sesi ai përdori siç duhet dhe fuqishëm armët e kombinuara, të ngjashme me të cilat nuk janë parë që nga fillimi i pushtimit.

Rusia mendoi se mund të ndalonte forcat ukrainase në perëndim, me përdorimin e pandërprerë të artilerisë së rëndë – 15,000 deri në 20,000 predha në ditë. Tani duket se Moska kaloi muaj të tërë e përfshirë në një konflikt që fillimisht u solli atyre vetëm përfitime të kufizuara – Sievierodonetsk dhe më pas pothuajse asgjë pasi nuk arritën të merrnin në kontroll Bakhmutin.

Beteja e fundit për Izium tregon se sa e dobët është prania e pushtuesve tani me cilësinë e përgjithshme të forcave ruse të degraduara gradualisht në rreth 100,000 trupa, të cilët rrallë ndërrohen për t’u rikuperuar dhe duhet të mbulojnë frontin e gjerë ukrainas.

Lëvizjet ajrore ruse janë gjithashtu të kufizuara.

Nuk dihet se sa larg mund të ruajë vrullin Ukraina, por duket se kombinimi i strategjisë së zgjuar, armatimit dhe trajnimit të ofruar nga Perëndimi po jep rezultate.

Sipas hartave të publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes të dielën, “ariu i kuq” duket se po planifikon të tërhiqet në vijën e lumit Oskil përgjatë Kharkiv dhe mbetet e paqartë nëse fronti do të stabilizohet atje.

Objektivat e ardhshme të Ukrainës

Ukraina tani mund të synojë linjat e furnizimit në provincën veriore të Luhansk, ndërsa humbja e Rusisë në Izium mund të lehtësojë presionin mbi Sloviansk nga veriperëndimi dhe të lejojë Ukrainën të përpiqet të rimarrë veten nga humbjet në Donbas, duke filluar në drejtim të Lysychansk.

Në të njëjtën kohë, ka mundësi që Ukraina një mundësi ka të ngjarë të bëjë përparim rreth Khersonit në jug, ku Rusia ka të ngjarë të duhet të tërheqë forcat e saj, raporton abcnews.al.

Ukraina nuk ka gjasa ttë mposhtë Rusinë përpara se të fillojë dimri, por Kievi ka treguar ndryshimin që mbështetja perëndimore mund dhe mund të bëjë vitin e ardhshëm, duke shmangur kritikat e mundshme nga jashtë pasi rritja e çmimit të energjisë do të jetë e rëndësishme këtë dimër.

Në Ukrainë, morali është shumë i lartë, dhe ajo dëshiron të rimarrë të gjithë territorin, të kërkojë dëmshpërblime nga Rusia dhe të sigurojë një gjyq për krimet e luftës, me Kremlinin që nuk duket i gatshëm të pranojë.

Vladimir Putin dhe udhëheqja e ushtrisë ruse po përballen me pyetje serioze, dhe çdo reagim tani e tutje në peizazhin politik dhe ushtarak do të jetë interesant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco