Fjala e Ibrahim Rugovës kur Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës u mbajt në Tiranë në vitin 1995

Fjala e Ibrahim Rugovës kur Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës u mbajt në Tiranë në vitin 1995

19:54, 15/08/2022
Sot në Prishtinë ka nisur edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.
 
Por ky seminar në vitin 1995 dhe 1996, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhej Kosova, ishte zhvendosur në Tiranë, në organizim të përbashkët të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës dhe Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës, me mbështetje të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, nën patronazhin e kryetarëve të dy vendeve, Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës.
 
Muhamet Hamiti, profesor në Universitetin e Prishtinës, ndau përshëndetjet që kryetari i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova, i dërgoi në këtë seminar të vitit 1995.
 
Edhe pse Ibrahim Rugova nuk kishte mundur të ishte pjesë e këtij seminari, fjalët e tij i çoi në vend Iljaz Ramajli, atëkohë drejtues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë.
 
“Ju përshëndes në emër të Kryetarit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Më ka porositur t’ju them se kryetari Rugova dhe institucionet e Kosovës po punojnë me shpresë dhe me bindje se vitin e ardhshëm Seminari i Gjuhës dhe i Kulturës Shqiptare për të huajt do të mbahet në Prishtinë – në Kosovën e lirë e të pavarur, ku ishte tradicional. Kryetari Ibrahim Rugova ju bën të fala nga Kosova e qëndrueshme, nga Dardania antike”.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco