Irani mohon kategorikisht përfshirjen në sulmin ndaj Salman Rushdie dhe fajëson shkrimtarin

Irani mohon kategorikisht përfshirjen në sulmin ndaj Salman Rushdie dhe fajëson shkrimtarin

15:39, 15/08/2022

Pas akuzave të fundit, shteti iranian ka mohuar kategorikisht se qëndron pas sulmit ndaj Salman Rushdie, duke fajësuar shkrimtarin dhe mbështetësit e tij për gjithçka çfarë ndodhi.

75-vjeçari u qëllua me thikë në skenë, teksa merrte pjesë në një aktivitet në shtetin e Nju Jorkut.

Prej vitesh ai ishte përballur me kërcënime me vdekje për shkak të librit të botuar në vitin 1988, ”Vargje Satanike”, i cili e ktheu në armik të betuar të fundamentalistëve islamikë. Mediat iraniane e kanë komentuar gjerësisht sulmin ndaj Rushdies, duke e cilësuar një  ndëshkim hyjnor.

Televizioni shtetëror JaameJam, e vuri theksin tek lajmi se shkrimtari mund të humbiste njërin sy, duke thënë se një sy i djallit ishte verbuar. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Teheran, Nasser Kanaani mohoi kategorikisht çdo lidhje me agresorin dhe tha se askush nuk ka të drejtë të akuzojë republikën Islamike të Iranit.

Megjithatë ai shtoi se liria e shprehjes nuk justifikon fyerjet ndaj fesë së të tjerëve. ”Në këtë sulm ne konsiderojmë se askush tjetër, përveç Salman Rushdies dhe mbështetësve të tij, është fajtor apo meriton të dënohet…Irani nuk ka asnjë informacion për agresorin e Rushdies përveç atyre që janë publikuar në media”, ishin fjalët e tij.

 “E ka shpëtuar një polic”, shkrimtari Salman Rushdie i mbijeton sulmit

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken denoncojmë herët atë, që e quajti reagim të neveritshëm të mediave shtetërore të Iranit, dhe denoncoi institucionet e këtij vendi për nxitje të dhunës kundër autorit. Ai tha në një deklaratë se Rushdie kishte luftuar vazhdimisht për të drejtat universal të lirisë së shprehjes, besimit dhe shtypit.

Shkrimtari gjendet i shtruar në një spital të Nju Jorkut ku po trajtohet për plagë të shumta me thikë. Djali i 75-vjeçarit, tha të dielën se babi i tij ishte ende në gjendje kritike, por sensi i tij i humorit mbetej ende i paprekur.

Kishte simpati për Iranin dhe Hezbollahun, identifikohet autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Familjarët shprehen ekstremisht të çliruar që Rushdie doli nga intubimi dhe mundi të shqiptonte disa fjalë. 24-vjecari Hadi Matar, i cili e qëlloi Rushdien mbi 10-herë me thike, në fytyrë, qafë dhe barkë, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për tentativë vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco