Studimi: Facebook po kthehet në rrjetin social të preferuar për pensionistët

Studimi: Facebook po kthehet në rrjetin social të preferuar për pensionistët

13:49, 15/08/2022

Prej kohës flitet se rrjeti më i madh social në botë – Facebook është një platformë për prindër, dajë, axhallarë, halla, teze, gjyshe e gjysh – pasi që gjeneratat e reja në masë të madhe kanë filluar ta shmangin.

Hulumtimi më i fundit i qendrës hulumtuese amerikan Pew e ka konfirmuar këtë.

Në raport me vitin 2015, kur ka pasur mbi 70 për qind të atyre nga 13 deri në 17-vjeç që e kanë përdorur Facebookun, sot këto shifra kanë rënë për 32 për qind, që është rënia më e madhe që nga formimi i kësaj kompanie.

Megjithatë, mesatarja e atyre që janë më në moshë që përdorin Facebookun, është duke u rritur nga viti në vit.

Në hulumtim janë anketuar mbi 1.300 adoleshentë amerikanë dhe prindërit e tyre, për të konfirmuar këto pretendime.

Të rinjtë janë shprehur më të interesuar për YouTube, TikTok, Instagram dhe Snapchat, deri më të moshuarit për Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco