Salman Rushdie largohet nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë

Salman Rushdie largohet nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë

08:36, 14/08/2022

Romancieri britanik Salman Rushdie, ka dalë nga ventilatori dhe tani është në gjendje të flasë.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i tij Andrew Wylie, për mediat amerikane.

Dyshohet se të premten romancieri britanik u ther me thikë të paktën 10 herë nga 24 vjeçari, Hadi Matar.

Sipas raportimeve Rushdie, ishte therur në fytyrë, qafë dhe abdomen, duke rrezikuar kështu të pësojë dëme të mëdha, madje duke pasur rrezik që ta humb dhe njërin sy.

Britaniku për vite me radhë ka qenë i kërcënuar me vdekje për librin e tij “The Satanic Verses” (Vargjet Satanike”, duke i pasqyruar disa myslimanë si blasfemik.

Hadi Matar, u deklarua i pafajshëm, raporton BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco