Issey Miyake, disenjatori japonez i modës vdes në moshën 84-vjeçare

Issey Miyake, disenjatori japonez i modës vdes në moshën 84-vjeçare

12:30, 09/08/2022

Disenjatori revolucionar japonez i modës Issey Miyake ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania e tij përmes një njoftimi në rrjete sociale, shkruan CNN.

I njohur për stilet e tij inovative dhe parfumin, Miyake ndërtoi një markë globale të modës, e cila përfshinte dizajnimin e xhemperëve të famshëm të Steve Jobs me qafën e breshkave të zeza.

Miyake ishte i njohur për punimet me teknikat tradicionale dhe moderne të modës gjatë karrierës së tij të gjatë.

Ai vdiq nga kanceri në mëlçi të premten dhe tashmë është përgatitur ceremonia mortore për të, raportojnë mediat japoneze.

I lindur në Hiroshima në vitin 1938, Miyake ishte vetëm shtatë vjeç kur qyteti u shkatërrua nga një bombë atomike e hedhur nga Shtetet e Bashkuara.

Ai hezitoi të fliste për këtë si i rritur dhe shkroi në New York Times në vitin 2009 se nuk donte të njihej si “dizajneri që i mbijetoi bombës atomike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco