VIDEO-SYRI TV/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon sërish Veliajn: Po shkel kushtetutën

17:11, 01/08/2022

Vendimin e Këshillit bashkiak të Tiranes për të hapur garën për ndërtimin e teatrit të ri, Aleanca për Mbrojtjen e teatrit e ka cilësuar si sfidë që bashkia e Tiranës po i bën Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësues të Aleancës sot kanë kallëzuar në SPAK Erion Veliaj për veprimet e tij antiligjore.

Nga SYRI TV

Këshilli bashkiak i Tiranës dhe kreu i kësaj bashkie Erion Veliaj ka kërkuar të hap garën për ndërtimin e teatrit të ri pas shembjes së teatrit ekzistues. Për veprimin e kryebashkiakut Veliaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK kreun e Bashkisë së Tiranës. Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se Veliaj nuk po merr në konsideratë vendimet e gjykatave.

Këshillit Bashkiak më datë 26.07.2022  hapi garën për Teatrin e Ri, bazuar në projektin e Bjarke Ingels, ndërkohë që nuk është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Regjisori Robert Budina ka deklaruar se Teatri do të ndërtohet ashtu sic ka qenë dhe në të njëjtin vend.

Më datën 2 korrik të vitit 2021 Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Teatri Kombëtar u shemb në muajin maj të vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco