‘Gjaku’ shqiptar dhe ‘kultura’ greke

‘Gjaku’ shqiptar dhe ‘kultura’ greke

13:31, 13/07/2022

 

Shkruan: Daut Dauti

Në fillim të vitit 1790, famkeqi shqiptar mysliman, Ali Pasha, sundues quasi-autonom otoman i Epirit, filloi një sulm të bujshëm dhe vendimtar ndaj qytetarëve të tij, suliotëve të krishterë, që ishin një fraksion i malësorëve. Në të njejtin vit, opera e Mocartit ‘Cos! Fan Tutte’ (Kështu duan të gjithë ose Të gjithë ata janë të tillë), u shfaq në Vjenë.

Motivi shqiptar ishte në ajër, dhe libertisti i Mocartit, Lorenzo da Ponte, e përdori këtë për dobi. Intriga e operës, e vendosur në Napoli,është verzion i vërtetë i temës që e motivon Dekameronin e Boccaccio-s dhe Cymbeline-n e Shakespeare-it. Në tregim përfshihen dy italianë, Ferrando dhe Guglielmo, dy të fejuar, që sfidohen nga Don Alfonso. Të fejuarit kishin deklaruar se të fejuarat e tyre nuk tundohen nga dëshira për të gabuar dhe vendosën ta testojnë besnikërinë e tyre.

Në pajtim me këtë, Ferrando dhe Guglielmo, u thonë lamtumirë grave të tyre duke pretenduar se po shkonin në luftë. Pas një kohe të shkurtë, kthehen tebtil me pamje të pispillosura të fisnikëve shqiptarë. Shërbëtorja e zonjave, Despina – emri është grek – është e para që i përshëndet ‘shqiptarët’ e stolisur dhe ekzotik. Ajo është e impresionuar dhe ka zë konfuz. Duke i lajmëruar vizitorët te zonjat e saja, ajo thot: “ ç’farë pamje! Ç’farë kostume! Ç’farë figura! Ç’farë mustaqe! Nuk e di nëse këto krijesa janë vllehë apo turq; vllehë, turq; turq, vllehë?

Sa shprehje e përsosur e pozitës së devijuar dhe brengosëse të shqiptarëve të Adriatikut të civilizuar. Despina e di që këta burra nuk janë grekë. Vetëm dy mundësi mbeten – a janë turq apo latinë? (Në shek. XVIII vllahët kanë qenë blegtorë shetitës, tregtarë dhe intelektualë të shpërndarë në tërë Ballkanin jugor dhe kanë folur gjuhë latine). Dhe, më tutje, këto kostume dhe mustaqe kanë më shumë apo më pak rëndësi? Vërtetë këta shqiptarë në mënyrë të habitshme dhe ekstravagante janë të padeshifruar.

Vjedhja dhe Plaçkitja

Sidoqoftë, sado që kjo pamje paraqitet si triviale, me mburrje të madhe dhe fantastike, skenari i da Ponte's është kuptim i mirë kulturor dhe politik në vitin 1790 dhe nuk e ka humbur rezonancën as sot. Shqiptari i ideologjisë popullore greke ende është figurë e hijes. Kur kombëtarja e futbollit të Shqipërisë luajti në Athinë kundër Greqisë në vitin 1990, fansat athinas brohoritnin:

"Ju nuk keni shtet [atdhe]/ ju nuk keni popull/ Cka jeni duke bërë këtu/ Në këtë fushë të lojës?"

[Dhen ekhete patridha/ Dhen ekhete lao/Ti irthate na kanete/Sto yipedhoafto?].

Porosia nuk është e vështirë për ta kuptuar. Duke mos patur vend dhe popull, shqiptarët nuk kanë se si të formojnë skuadër kombëtare; nëse nuk kanë skuadër kombëtare, nuk kanë vend në fushë të lojës.

Irredentisti radikal grek këtë çështje e paraqet në mënyrë edhe më të vendosur:

“Duke vjedhur dhe plaçkitur trashëgiminë kulturore të popujve tjerë, shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk kanë mundësi që të sigurojnë uniformitet të identitetit nacional-racor [ethnofiletiki] për shkak se ata kurrë nuk kanë përbërë unitet kombëtar-racor. Ata kanë qenë dhe janë – ç’kado që thonë – pasardhës të grekëve (70%), slllavë-turq (20%) dhe fise të ndryshme të frankëve [Frangikon filon} (10%). [Giorgiou 1993:196]”

Në cilat baza figurohet shqiptari i përcaktuar si më pak se greku, vllehu apo turku? Të krishterët në ish domenet otomane shpesh dhe në mënyrë strategjike e kanë kombinuar termin ‘Mysliman’ apo ‘Turk” për t’i leçitur pasardhësit myslimanë dhe për t’a paraqitur këtë popullatë si aliene [e huaj] (sikur në konfliktin e tashëm serbo-boshnjak; shiko Sells 1996), dhe shqiptarët, edhepse me disa religjione, kanë mund të etiketohen në këtë mënyrë.

Por, Giorgiou, në rastet më të shumta, shqiptarët i paraqet si grekë. Pacaktueshmëria e shqiptarëve mund të eksploatohet edhe nga vet shqiptarët. Lajmet e fillimit të vitit 1996, për gjashtë muajt e vitit 1995, bëjnë me dije se së paku 45 000 shqiptarë zyrtarisht i kanë ndërruar emrat e tyre, nga myslimanë apo katolikë, në emra grekë – prezumohet që kjo është bërë për shkak të sigurimit të vizës greke.

Ajo që e bënë këtë monovër të mundshme, është një takëm i bindjes konceptuale rreth natyrës së shqiptarëve dhe grekëve. Këto bindje e kanë origjinën në modelet e nacionalitetit të inicuar nga zëdhënësit grekë dhe shqiptarë në artikulimin e pretendimeve territoriale në Greqinë veri-perëndimore dhe në Shqipërinë jugore gjatë kohës së rënies së Perandorisë Otomane.

Argumenti diplomatik i angazhuar nga zëdhënësit shqiptarë dhe grekë në arenën ndërkombëtare gjatë viteve 1912-13 dhe 1919 (në Konferencën e Paqës në Paris) ka një univers të përbashkët të diskursit, por ka përqafuar strategji komplementare të kundërta. Vokabulari i këtij diskursi ka mbijetuar deri sot. Në një letër, dërguar presidentit Clinton, një delegacion i shqiptarëve amerikan, insiston se, përkundër krizës së tashme, shqiptarët dhe grekët kanë histori, lidhje të ngushta dhe bashkëpunim, duke thëne:

"Historikisht këto dy kombe kanë jetuar në paqe me njëra tjetrën, dhe marëdhëniet kanë qenë vazhdimisht kordiale, kryesisht për shkak se në mënyrë të konsiderueshme ekziston gjak shqiptari te grekët dhe një kulturë e konsiderushme greke në Shqipëri” (Repishti 1994b:6).

Është ky dallim mes ‘gjakut’ shqiptar dhe ‘kulturës’ greke – term, siç e ka përdorur Just (1989), që në mënyrë karakteristike evitohet në praktikë – unë tentoj ta eksploroj në këtë artikull. Siç kanë bërë me dije edhe shkollarët tjerë, metafora e gjakut grek në ndërtimin e shtetit ka qenë e sukseshme në mënyrë masive (Herzfeld 1997:74). Por, në shërbim të civilizimit ekspanzionist, Greqia, poashtu, ka sulmuar vazhdimisht me politikën e gjakut. Në dialektikën e vetë-definimit nacional, secila çasje e ka momentin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco