‘Amfiteatri i Durrësit me koncesion’/ Duma: Mijëra vite qytetërim që shqyhen sot nga barbarizmi i qeverisë

‘Amfiteatri i Durrësit me koncesion’/ Duma: Mijëra vite qytetërim që shqyhen sot nga barbarizmi i qeverisë

20:17, 11/07/2022

Deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar në lidhje me lajmin e se Amfiteatri i Durrësit jo jepet me koncesion.

‘Masakër historike mbi mijëra vite qytetërim që i shpëtuan mësymjeve dhe luftrave që të shqyhen sot nga barbarizmi i qeverisë’, shkruan Duma në Facebook.

Postimi i plotë i Grida Dumës:

MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.

I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!

E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.

Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!!

Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.

Kur e zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin antik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!

Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuar Amfiteatrin e Durrësit?!

Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!

Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!

I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.

Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco