'Xhevdë, na e krruse shpinën, pse bre kaq herët, Matoshi me fjalë prekëse për vdekjen e poetit

'Xhevdë, na e krruse shpinën, pse bre kaq herët, Matoshi me fjalë prekëse për vdekjen e poetit

20:56, 22/06/2022

Gazetari Halil Matoshi ka shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e poetit Xhevdet Bajraj.

Matoshi i mërzitur për ikjen e hershme të poetit ka thënë se lajmi për vdekjen e tij ishte njëri ndër ato që ta ndalin frymëm.

“Xhevdë, na e krruse shpinën!1.Me ikjën tâne Xhevdë, sot e shkruejte lajmin mâ t’rânë, ndër ato që na bâjnë me na u nalë fryma. Ike ti, mâ i dallueshmi zâ ndër ne – njâni prej nesh – nga ajo raca e njerëzve konstant t’piklluet për fatet e njeriut, engjujve”, shkroi Matoshi.

Tutje Matoshi e vlerësoi Bajrën si njeri të mirë e poet të madh.

“Pse bre Xhevdë kaq herët e pa paralajmërim!? Përgjigjmu!Mâ ke nji borxh, maje mèn!?A e di more se kishim plane me u ngjitë bashk tek Piramidat e Majave dhe majave estetike?3. Më thojshe: “Plaku i Kosovës”, por ti ike tue m’lânë mu me pleqnue e me u plakë hala, me lëngue e britë në kit‘ sëmundinë t’quejtun botë.Botë i thojmë lloqit kah na!?”, shkroi Matoshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco