Zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit

Zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit

17:41, 22/06/2022

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Shtatë kandidatët për drejtimin e operas, Zana Çela, Josif Gjipali, Adela Muçollari, Abigela Voshtina, Kleanthi Gjika, Tomorr Kokona dhe Arben Skënderi, dolën para komisionit për të prezantuar platformat menaxheriale më 7 qershor.

Sot, komisioni vendosi të zgjedhë Voshtinën në krye të institucionit, duke zëvendësuar Zana Çelën.

Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e Operas, që në kohën kur në krye të saj ishte Ilir Kerni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco