VIDEO-SYRI TV/ Promovohet 'Magjia e fjalës' i Halil Ramës, triptiku për librat dhe botimet etnokulturore

17:51, 21/06/2022

Gazetari dhe eseisti Halil Rama ka promovuar botimin e tij të fundit ‘Magjia e fjalës’ në Akademinë e Shkencave. Libri është një vështrim i imtësishëm për librat artistikë dhe botimet etnokulturore. Përgjatë aktivitetit , autori u vlerësua me titullin ‘Akademik’ nga Akademia Shqiptaro-amerikane e Shkencave dhe Arteve.

Nga SYRI TV

‘Magjia e fjalës’ është botimi i fundit i gazetarit dhe eseistit, Halil Rama, që përmban reçenca e studime për libra artistikë apo monografikë, profile letrare dhe paraqitje botimesh nga etnokultura. Autori rrok përmes një qasjeje të re, titujt të shumtë të letrave shqipe, të cilat i trajton gjerësisht në ‘Magjinë e fjalës’.

Në organizmin e mbajtur në Akademinë e Shkencave për përurimin e librit ‘Magjia e fjalës’ ishin të pranaishëm personalitete të letërsisë shqipe dhe figura të rëndësishmë të kulturës. Njohës i mirë i veprimtarisë së Halil Ramës, Bujar Kapexhiu përshëndeti këtë prurje të re në botimet shqi[ptare.

Përgjatë aktivitetit, Akademia Shqiptaro-amerikane e Shkencave dhe Arteve i dha titullin ‘Akademik’ Halil Ramës. ‘Magjia e fjalës’ është një mënyrë e mirë për të njohur të shkuarën e të tashmen, në këto kohë jo të lehtra për kulturën e artin në Shqipëri. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco