VIDEO-SYRI TV/ Skandali me anëtarin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të 'Operas', i hetuar për korrupsion

16:17, 13/06/2022

Në komisionin e ngritur për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është dhe ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Lituani. Gintautas Kevisas është akuzuar dhe hetuar për korrupsion, ndërsa komisioni hetimor i ngritur nga Ministria e Kulturës në Lituani vendosi shkarkimin e tij nga detyra për shkak të përfitimeve personale dhe konflikteve të interesit me fondet e dhëna ndaj shoqërisë muzikore të të birit.

Nga SYRI TV

Teatrit Kombëtar i Operas dhe Baletit akoma nuk ka një emër drejtuesi. Në komisionin e ngritur Nga Ministria e Kulturës, për të shqyrtuar platformat e kandidatëve i përbërë nga Meri Kumbe, Elira Dani, Arian Avrazi, Luigji Ferrari, është pjesë dhe ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Lituani, Gintautas Kevisas i akuzuar dhe hetuar për korrupsion.

Skandali i anëtarit të përgjedhur për të vlerësuar dosjen e kandidatëve për titullarin e Operas në Shqipëri, thellohet më tej nga publikimet e mediave të huaja që nënvijëzojnë se komisioni hetimor i ngritur nga Ministria e Kulturës konstatoi se Kevisas e kishte vendosur veten në situata të herëpashershme konflikti interesi, duke i dhënë fondin prej 390.000 euro shoqërisë muzikore Riverside Music LTD, që e drejton i biri Martynas Kevisas.

Ish-drejtori i Operas në Lituani kishte pasur gjithashtu marrëdhënie pune me disa organizata të tjera dhe kishte kërkuar e nxjerrë përfitime personale. Duke marrë parasysh shkeljet e një pas njëshme, komisioni hetimor rekomandoi që Ministria e Kulturës në Lituani të vendoste sanksionin më të rreptë disiplinor ndaj Kevisas, për shkarkimin e menjëhershëm nga detyra.

Ndërkohë, ende nuk bëhet me dije se kush do të jetë drejtuesi i ri i operas dhe pse nuk u zbatua afati kohor prej 5 ditësh për përzgjedhjen e emrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco