Humbja dhe vdekja

Humbja dhe vdekja

10:37, 12/06/2022 Nga Albulena Hajrizi

Humbja dhe vdekja

Shpirti më ngjau me plot pikëllim
Gjëja më e bukur m'u bë trishtim
Loti më rrëshqiti në faqe
I thoja vetës pse kjo ngjarje?!
Pikëllimi më mbuloi
Këngë vetës i thura
Gjaku m'u ngri
Zemra m'u ndal
Kisha mbetur pa fjalë
Një bërtim lëshova
Sa e fortë qenkam
Vetës pyetje i shtrova
Humba diçka më të mirë se jeta
Humba një njeri që vlente
Më shumë se një pasuri
Koha m'u ndal, lotët m'u shuan
S'kisha ç'të bëja, duhej duruar
Nëntori, i cili më ndau zemrën në dysh
Ditë e zezë që flaku
E thoja edhe pse isha e re
Zemrën ma plaku
Nganjëherë kthehem te zoti e i them pse?!
Askush këtë pergjigje s'mund ta di
Një puthje ta dërgoj zemrën t'ma qetësoj
E dhimbjen për ty të ma shëroj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco