​Sot promovohet libri “UÇK përballë shpifjeve” i Gjeneral Kudusi Lames

​Sot promovohet libri “UÇK përballë shpifjeve” i Gjeneral Kudusi Lames

08:09, 09/06/2022

Shtëpia botuese “Olymp” do të promovojë sot në Prishtinë librin “UÇK përballë shpifjeve” të autorit gjeneral Kudusi Lama. Promovimi do të mbahet në orën 12:00, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Për librin do të flasin njohës të zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe protagonistë të ngjarjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prof. dr. Kudusi Lama, i njohur si Gjenerali i luftës së Kosovës, është autor i disa librave nga fusha e studimeve ushtarake dhe të sigurisë, gjithashtu, ka botuar edhe libra publicistikë dhe nga fusha e mendimit politik.

Përmes librit “UÇK përballë shpifjeve” ai i kundërvihet procesit gjyqësor që Gjykata Speciale në Hagë po ushtron ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Gjatë një interviste të mëhershme për KosovaPress, gjenerali Kudusi Lame pati deklaruar se libri “UÇK përballë shpifjeve”, është një analizë për të treguar se të gjithë ata që ngrenë probleme akuzash ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës çlirimtare, e kanë të burimin në Beograd dhe nuk ka rëndësi se në cilën gjuhë e deklarojnë.

Ky libër është një analizë dokumentesh, i cili i kundërvihet Gjykatës Speciale në Hagë dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë i quan prokurorë hitlerian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco