VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohet 95-vjetori i lindjes së Çesk Zadesë, kompozitori vlerësohet si 'Nder i Akademisë'

16:35, 08/06/2022

Kompozitori Çesk Zadeja është përkujtuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe e Kosovës për kontributin e vyer në muzikë, për të cilin u vlerësua me titullin ‘Nder i akademisë’. Autori i monografisë së kompozitorit, Vasil Tole tha se Zadeja nuk u bë kurrë palë me regjimin, ai krijoi muzikën e tij  përgjatë asaj kohe të vështirë, tingujt e të cilës janë të rëndësishme për historinë e muzikës në Shqipëri. 

Nga SYRI TV

Përmes tingujve që aq shumë i deshi, rrëfimeve të atyre që e njohën si artist dhe e përqafuan në miqësi, kompozitori Çesk Zadeja është përkujtuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, që në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës, e vlerësuan me titullin ‘Nder i Akademisë’.

Kosova e rroku muzikën e artistit, gjurmët e tij shenjuan me dritë identitaren.

Një monografi për jetën artistike dhe për njeriun model të dy kohëve, Vasil Tole, autori thotë se ai nuk u bë kurrë palë me regjimin diktatorial.

Muzika e tij ka bashkëshoqëruar në rrugëtimin artistik sopranon Inva Mula dhe pianisten Dhurata Lazo, për të cilën Zadeja shkroi pjesë të veçanta.

Mungesa e të atit është e pashyeshme, e megjithatë Albani shprehet i emocionuar për qasjen e të rinjëve ndaj krijimtarisë së tij.

Çesk Zadeja do të kujtohet gjithmonë për shumëçkanë që la në kapitullin e muzikës shqiptare. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco