Gara për drejtorin e ri të TKOB, kandidatët prezantojnë platformat

Gara për drejtorin e ri të TKOB, kandidatët prezantojnë platformat

19:51, 07/06/2022

Kandidatët për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kanë prezantuar platformat e tyre para komisionit të ngritur për t’i shqyrtuar ato, ndërsa u ndalën te pikat kryesore të programeve.

7 kandidatë janë në garë për drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Komisioni i përbërë nga Meri Kumbe, Elira Dani, Arian Avrazi dhe eksperët e jashtëm Luigji Ferrari e Gintautas Kevisas morën në shyrtim platformat e kandidatëve, ndërsa shtruan pyetje lidhur me veprimtarinë e institucionit përgjatë 4 vjeçarit të ardhëm. Për herë të tretë për të qenë drejtuese e Operas, Zana Çela e ndali fjalën te 3 objektivat kryesore të programit të saj:

Specialist i industrisë creative, balerinë i parë për shumë vite, Tomor Kokona kthehet në Shqipëri me qëllim që të lërë një trashëgimi pas, duke I’u referuar modeleve britanike.

8 vite si drejtuese artistike në opera, menaxhere kryesore e institucionit Abigela Voshtina në platformën e saj nënvijëzon si të domosdoshme një hapje të Operas, ndërsa thotë se garën e ka me veten:

Kandidatë të tjerë për drejtuesin e ri të operas janë edhe Arben Skënderi, Josif Gjipali dhe Kleanthi Gjika. Afati kohor për përgjedhjen e emrit, i cili aprovohet nga  kryemnistri është 5 ditor, ndërsa kandidatët përmbyllën fazën e parashtirmit të platformës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco