Ndahen dy çmimet vjetore në fushën e kinematografisë për vitin 2021

Ndahen dy çmimet vjetore në fushën e kinematografisë për vitin 2021

22:28, 01/06/2022

Në një ceremoni të veçantë, sot u ndanë dy çmimet vjetore në fushën e kinematografisë për vitin 2021, vit ky që ishte një prej më të suksesshmëve për filmin e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit, Çmimin Vjetor për Kinematografi, të cilin e ndau Kryeministri, Albin Kurti, e mori regjisorja Blerta Basholli, për suksesin e filmit të saj “Zgjoi”, i vlerësuar dhe i shpërblyer ndërkombëtarisht, përfshirë tri shpërblimet kryesore në “Sundance Film Festival” 2021. 

Ndërsa Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” për vitin 2021 post- mortem, iu nda aktorit Abdurrahman Shala. 

Këtë çmim që u ndahet personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin, të arriturat gjatë karrierës dhe kontributin e veçantë në avancimin e kinematografisë, në emër të familjes e pranoi Genc Shala, nga ministri Hajrulla Çeku.

Kjo ngjarje u bë edhe më speciale me performancën e mrekullueshme të korit Siparantum që ofruan një paraqitje fantastike para pjesëmarrësve.

Anëtarë të jurisë profesionale ishin, Blerta Zeqiri, Ujkan Hysaj, Alush Gashi, Veton Nurkollari dhe Bardh Rugova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco