‘Promovimi i librit ‘Kurani-me referenca nga Bibla’/ Meta: I lumtur që vjen edhe në gjuhën shqipe

‘Promovimi i librit ‘Kurani-me referenca nga Bibla’/ Meta: I lumtur që vjen edhe në gjuhën shqipe

20:05, 24/05/2022

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar momente nga presidenca gjatë promovimit të librit ‘Kurani-me referenca nga Bibla’ në gjuhë shqipe, të autorëve të mirënjohur Dr.Safi Kaskas dhe Dr.David Hungerford.

‘Ky libër, jam i bindur se do mirëpritet nga lexuesit shqiptarë, pasi vendi ynë është shembull në mbarë botën, i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

I lumtur të promovonim sot në Institucionin e Presidentit, librin “Kurani – me referenca nga Bibla”, të autorëve të mirënjohur Dr.Safi Kaskas dhe Dr.David Hungerford, që vjen tashmë edhe në gjuhën shqipe për lexuesit tanë.

Synimi i librit është të bashkojë edhe më shumë njerëzit me përkatësi të ndryshme fetare, duke treguar se ajo që i bashkon besimet është më e madhe dhe më e fortë se ajo që i dallon, dhe fuqia që e bashkon njerëzimin, pra Zoti, krijon harmoni dhe jo ndasi.

Ky libër, jam i bindur se do mirëpritet nga lexuesit shqiptarë, pasi vendi ynë është shembull në mbarë botën, i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Harmonia jonë ndërfetare është arritur edhe fal udhëheqësve tanë të gjitha besimeve fetare, të cilët i kanë interpretuar dhe predikuar  shkrimet e shenjta në kuptimin e tyre fillestar  e të vërtet, duke përçuar mesazhin e tyre të shenjtë, që është: Dashuria për Zotin dhe njëri-tjetrin, Paqja dhe Harmonia.

Ky është edhe mesazhi i librit ‘Kurani me referenca nga Bibla’, në të cilin lexuesi dëshmon harmoninë midis librave të shenjtë, dhe dobinë e tyre për paqen, pajtimin, bashkimin dhe afrimin me njëri-tjetrin, për ta bërë individin dhe të gjithë shoqërinë më të moralshme, më të bashkuar dhe më tolerante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco