VIDEO-SYRI TV/ 'Errësirë', drita artistike e Oltsen Gripshit mbi krimet e komunizmit

16:27, 24/05/2022

Syri që vështronte çdo lëvizje të njerëzve, ndërsa ata të pafuqishëm për të ngritur kryet i nënshtroheshin fatit, që ishte paracaktuar nga tjetri.

Nga SYRI TV

Tuneli në oborrin e Muzeut "Shtëpia me gjethe" është shndërruar në një instalacion për frymët, që u shuan në periudhën e diktaturës. Regjimi shkatërroi ëndrrat në sytë e tyre, ndërsa artisti Oltsen Gripshi përmes kanotiersh, përmes qëmtimesh të tipareve të tyre e udhëtimit të gjatë nëpër kohët e territ, sjellë ekspozitën "Errësirë", konceptuar si një dritë për ata që humbën, e që s'mundëm të fitojnë betejën me regjimin.

Diktatura i torturoi, i poshtëroi dhe i vrau pa kurrëfarë të drejte , kurse ata zgjodhën të ngrinin zërin kundër të keqes që avitej. Ishin vite të gjata e të stërmundimshme, e megjithë baltën që tentuan të hidhnin mbi njerëz, historia njeh figura që ngritën krye ndaj regjimit. I ngacmuar nga familjarët që e jetuan kohën e errët, profesori pohon se kjo ekspozitë zgjoi emocione të veçanta tek ai.

E ndërkaq rruga për te e shkuara është një kalvar i mundimshëm. Të zhbilirlosh të djeshmen e të sotmen, të shtrish aktivitetin artistik deri në ciklet më të imtësishme të dykohësisë është një nga mënyrat më të dashura, me të cilat Gripshi hyn nëpër rrafshet historike. Të thyerit në moshë mbajnë mbi super të djeshmen, ndërsa  portreti i Emily-t, vogëlushes bukuroshe është shpresa për të ardhmen.

Mimikat rrëfejnë për dhimbjet e komunizmit. Portretet bardhezi hera-herës si mirazhe, që duken e zhduken, bëjnë thirrje për reflektim mbi të vërtetat.

Vështrimi i thellë i qenies njerëzore shkon deri në kapilarë, për t’u njohur me sprovat e atyre që dhimbjen e paqyronin në tipare. Kërmilli, një nga simbolet e ekspozitës ka si për qëllim t’i njohi vizitorët me ngërçin e kohës, mosecjen e saj.  

Të pavetëdijshëm për të keqen që iu kanosej, duket se fati i tyre ishte paracaktuar. Fëmijët ishin të destinuar të vuanin, ashtu sikurse prindërit e tyre.

Kapërcimet, rrekjet për të prekur ëndrrat e vagullta deri asokohe, që regjimi donte t’i shkatërronte, fryma e lirisë e demokracisë flladiti fytyrat e njerëzve në vitet ‘90, për të cilin artisti shprehet:

Dyert e mbyllura, hapësirat e pamjaftueshme për të frymuar lirshëm, përmes zhinxhirit artisti rithrret të djeshmen, që dukej sikur do të ishte një cikël i përsëritshëm.  Në përmbyllje të ekspozitës, takohemi me një porteret të shkompozuar të profesorit, që dëshmon vuajtjet e kohës së komunizmit, si një mënyrë për t’u treguar të rinjëve rëndësinë që ka historia dhe njohjen e asaj.

Të guxuarit në art ka qenë gjithmonë e rrezikshme, e megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Gripshin ta përthyej të shkuarën e ta dokumentojë përmes krijimesh.

Dhimbja merr të tjera ngjyra kur transformohet në vepër, e ndërkaq profesori ndalet te interpretimi i autorportretit.

Ekspozita si himn për të përshpirtshmen, për të shkuarën e për shpluhurosjen e saj, ka një dritë në fund, atë të shpresës për ritakim me ata që humbën pabesisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco