'BALIT'- MONUMENT dhe AKROSTIK PËR TRIMIN - poezi nga Astrit Veliqi

'BALIT'- MONUMENT dhe AKROSTIK PËR TRIMIN - poezi nga Astrit Veliqi

20:41, 23/05/2022

‘BALIT’ -  MONUMENT

Flokun ia shprish krisma

E mbi vetull i bie

Nën vallen e vdekjes

Këndon për lirinë

 

Buzëqeshje e ëmbël

I ka rënë në buzë

Jehona e zëri

Nuk do t’i vdesin kurrë

 

As shiu që bie

As vala që rrëmben

Nuk do ia prishin lirinë

Fazliut të vogël

As Balit...monument!

(Fazli Jakupi – BALI, i cili ishte ushtarë i brigadës ‘114 -Fehmi Lladrovci’, ra dëshmor me 23 maj 1999 në një përballje frontale të përgjakshme me forcat serbe në fshatin Dashevc të Skënderajt)

 

 AKROSTIK PËR TRIMIN

Dritëz e mëngjesit zbardhi

E rrezja ftohej ngadalë

Shpejt qielli u bë gri

Moti krisi si dikur...moti

Ora e stuhisë pikohej

Ra trumbeta...

I njomë buzë jetë-vdekjes

Terri e mbuloi në fytyrë

 

Maji i lulëkuqeve

U tret përsëri

Humbi buzagazi

As frymë  e heshtur

Më nuk flet

E klithma ikën tok

Tehut të vdekjes

 

Jeta iu bë varr

Atdheu libër nën sqetull

Këngë funebre kumtoi

U fik gëzimi fëmijëror

Por rilindi në poezi

I vogël madhështor të lapidari

Trimi pavdekësinë jeton

(Muhamet Jakupi nga Baksi i Skenderajt, kishte shumë ëndrra për jetën por armiku nuk e pyeti, dhe kur ishte vetëm 16-vjeç u vra nga forcat serbe në fshatin Dashevc, ku bashkë me të nga plagët e marra vdes edhe babai i tij Haxhiu)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco