Rihapet opera e Kievit, 300 persona shijojnë performancën

Rihapet opera e Kievit, 300 persona shijojnë performancën

19:20, 22/05/2022

Shtëpia kombëtare e Operës në Kiev është rihapur për herë të parë që pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

Teatri i kryeqytetit mirëpriti një audiencë të vogël për një program operistik këtë të shtunë. Kjo u bë e mundur falë rikthimit të afro 70% të stafit të saj në Kiev. Ndërkohë biletat u shitën të gjitha që para datës së shfaqjes, një komedi shumë e njohur.

Teatri ka një kapacitet prej 1000 personash, por audienca u kufizua në rreth 300, në mënyrë që ata të mund të evakuoheshin në një strehë nëntokësore nëse gjatë performancës do të dëgjoheshin sirenat e një sulmi ajror.

Shumë persona në audiencë ishin të veshur me uniforma ushtarake. Mes tyre ishte një doktor.

“Jam mjek dhe kam qenë i zënë duke mjekuar ushtarët e plagosur. Shpresoj shumë që paqja të mbizotërojë dhe të gjithë të mund të ndjekin performanca të tilla pa frikë,” – u shpreh një qytetar.

Ministri i Kulturës u shpreh i lumtur para kësaj performance për rikthimin e operës në funksion, pasi arti është i rëndësishëm për njerëzit, të cilët duhet të shijojnë jetën pavarësisht luftës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco