Kujdes! Mijëra faqe interneti regjistrojnë çfarë shkruani, para se të shtypni ‘Enter’

Kujdes! Mijëra faqe interneti regjistrojnë çfarë shkruani, para se të shtypni ‘Enter’

23:12, 19/05/2022

Kur regjistroheni në një faqe Web, bëni një rezervim hoteli ose shikoni në internet, ndoshta e merrni si të mirëqenë se nëse shkruani gabim adresën tuaj të e-mailit tre herë ose ndryshoni mendjen dhe dilni nga faqja, nuk ka rëndësi. 

Mendoni se asgjë nuk ndodh derisa të shtypni butonin Enter, apo jo? Epo, ndoshta jo. Sipas një studimi, uebsajte të ndryshme mbledhin të dhënat tuaja ndërsa i shkruani.

Studiuesit nga Universitetet e Holandës analizuan 100.000 faqe interneti, duke parë skenarët në të cilët një përdorues viziton një faqe në Bashkimin Europian nga Shtetet e Bashkuara. 

Ata zbuluan se 1844 faqe interneti mblodhën adresën e e-mailit të përdoruesve të BE-së pa pëlqimin e tyre. Rreth 3 mijë faqe regjistruan e-mailin e përdoruesve në një formë a një tjetër. Kjo tregon se shumë nga faqen nuk synojnë të regjistrojnë të dhënat. Thjeshtë bëjnë ruajtjen e të dhënave për reklamat dhe algoritmin.

Gunes Acar, një nga studiuesit tha se nuk prisnin që të gjenin kaq shumë faqe që mblidhnin të dhënat e përdoruesve menjëherë sapo ato ti shkruajnë.

Studiuesit, të cilët do të paraqesin gjetjet e tyre në konferencën e sigurisë Usenix në gusht, thonë se kjo është e ngjashme me të ashtuquajturit regjistrues kyç, të cilët janë zakonisht programe që regjistrojnë gjithçka që bën një person në kompjuter apo telefon dhe zakonisht ky regjistrim bëhet për arsye negative.

Disa sajte regjistronin të dhënat me një shtypje tastiere, por shumë prej tyre merrnin të dhënat nga një faqe në momentin që personi kalonte tek një faqe tjetër.

“Në disa raste, kur hapni një faqe tjetër, ata mbledhin të dhënat e faqes së mëparshme. Ose thjesht klikoni kudo dhe ata mbledhin të gjitha informacionet menjëherë, pa i dhënë Enter”, thotë Asuman Senol, studiues.

“Rreziqet e privatësisë për përdoruesit janë se ata mund të gjurmohen kudo. Mund të gjurmohen nëpër uebsajte të ndryshme, nëpër sesione të ndryshme, në celular dhe desktop”, thotë Acar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco