KAFE SHQETO/ Renis Gjoka vjen së shpejti me albumin ‘Sun & Stars’

KAFE SHQETO/ Renis Gjoka vjen së shpejti me albumin ‘Sun & Stars’

13:00, 19/05/2022

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte i ftuar këngëtari i njohur Renis Gjoka.

Këngëtari na rrëfeu në një intervistë ekskluzive për “Kafe Shqeto” të gjitha detajet e këtij albumi.

Renisi të paktën këto dy vitet e fundit ka qenë një nga këngëtarët më të angazhuar, e përsëri duket sikur nuk është përpjekur aspak të bëjë ‘zhurmë’ dhe të flasë më shumë seç flet muzika e tij dhe në lidhje me këtë ai u shpreh se:

“Ka një arsye, nuk është se ka ardhur natyrshëm. Ndërkohë që në dukje kam qenë pushim, nga krahu tjetër paralel kam bërë një punë kolosale, sepse jam marrë me krijimtari dhe jo më larg se brenda këtij muaji do të dali edhe albumi i ri me gjithë këngët e reja dhe nga ai moment do të bëhen edhe videoklipet e reja dhe vazhdimi do të jetë shumë ndryshe”.

Ndër të tjera, u fol edhe për këngët që shoqëruan albumin “Rock the Dicatator”, që ishte një punë goxha e mjaftueshme dhe krijime goxha të mjaftueshme, ku disa prej tyre do të jenë pjesë e albumit “Sun & Stars”.

“Është një këngë që është bashkëpunim me Eugent Bushpepën, e cila u këndua në “Rock the Dictator”, por ai version ishte ‘unplugged’ sepse ashtu e donte formati, ndërsa versioni i albumit është versioni origjinal i këngës”- u shpreh Gjoka.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese artisti Renis Gjoka.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco