Hakerët rusë po përpiqen të sabotojnë përfaqësuesit e Ukrainës në Eurovision Song Contest, sipas një publikimi në aplikacionin Telegram.
Killnet, një grup që mbështet Putinin, deklaroi se do të bllokonte serverët e votimit në internet në mënyrë që Ukraina të mos fitonte mbështetje publike në konkursin e përmendur muzikor.
Anëtarët e Orkestrës Kalush, që përfaqësonin Ukrainën, u bënë veçanërisht të njohur pasi filloi pushtimi rus në vendin e tyre. Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në Eurovision.
“Nuk do të jeni në gjendje të votoni në internet, dhe sulmi ynë DDoS do të jetë fajtor për gjithçka”, shkruan anëtarët e Killnet në Telegram.
Oleh Psiuk, themeluesi i Orkestrës Kalush, tha më herët se fitimi i Eurovision Song Contest do të rriste moralin në Ukrainë.
“Është e rëndësishme që Ukraina të fitojë në të gjitha frontet, duke përfshirë edhe Eurovizionin”, tha ai.
Një nga organizatorët e Eurovision Song Contest deklaroi se nuk kishte arsye për t'u shqetësuar për përpjekjet për sabotim në internet.
"Ka masa të shumta sigurie që mbrojnë audiencën tonë nga çdo ndikim i jashtëm. Natyrisht, kështu do të jetë edhe këtë vit," tha ai.
© SYRI.net