VIDEO-SYRI TV/ Panairi i librit akademik, risitë dhe synimi

VIDEO-SYRI TV/ Panairi i librit akademik, risitë dhe synimi

17:25, 21/04/2022

Në kuadër të 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, ky institucion së bashku me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizon panairin e librit akademik dhe shkencor, si një mënyrë për kthimin e vëmendjes drejt kësaj gjinie jo shumë të lëvruar. 

SYRI TV

Libri akademik dhe shkencor, për herë të parë do t’i dedikohet një panair, që do të bëjë bashkë studiues, shkrimtarë dhe botues në tryeza diskutimesh e në promovime titujsh të rinj.

Organizimi vjen në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me synimin kryesor kthimin e vëmendjes drejt  kësaj gjinie, që  e ka të vështirë të shkojë te lexuesi.

Nga dt 22-24 prill, studiuesit do të jenë në diskursin publik, jo vetëm në hapësirën e Akademisë, po dhe të QKLL, ndërsa jam programuar një sërë aktivitetesh.

Ky panair i parë do të jetë një urë e mirë komunikimi edhe me studiuesit e shkrimtarët në Kosovë.

Panairi do të ketë karakter promovues e manifestues, me qëllim që në të ardhmen të jenë të pranishme edhe botimet nga qendrat albanologjike në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco