Komunat duan kode të reja buxhetore për kulturën

Komunat duan kode të reja buxhetore për kulturën

10:42, 13/04/2022

Në takimin e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës e ku mori pjesë dhe raportoi edhe Kryesuesja e Kolegjiumit për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës u diskutuan sfidat të cilat përballen Drejtoritë Komunale të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kërkesa e Kryesueses së Kolegjiumit për Kulturë Rini dhe Sport ishte që të vazhdoj bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Kolegjiumit për Kulturë, Rini dhe Sport, duke u bazuar në Memorandumin e bashkëpunimit të vitit të kaluar ndërmjet MKRS-së dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua nevoja e krijimit të kodeve buxhetore për institucionet kulturore, si: Galeritë e Arteve, Muzetë, Bibliotekat, në kuadër të Drejtorive Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport.

Po ashtu u kërkua përmirësimi i infrastrukturës fizike ekzistuese dhe krijimi i hapësirave të reja kulturore, rinore dhe sportive si dhe nevojat për staf shtesë, si staf profesional, artistik, administrativ dhe teknik.

Kolegjiumi për Kulturë, Rini dhe Sport ofroi përkrahjen e pa rezervë në grumbullimin e të dhënave për infrastrukturën fizike nëpër komuna si dhe përkrahjen e vazhdueshme në ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të infrastrukturës ligjore për Kulturë, Rini dhe Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco