VIDEO-SYRI TV/ Komedia ‘Celulë seksuale’ shkon në Korçë

18:18, 10/04/2022

Teatri Andon Zako Çajupi në Korçë, mirëpriti këtë të shtunë komedinë e hidhur ‘Celulë seksuale’. Komedia që synon të thyejë tabu përcjell mesazhe të rëndësishme, ndërkohë edhe aktorët Shegushe Bebeti dhe Naum Shundi tregojnë arsyet pse duhet të shihet kjo shfaqje.

Nga SYRI TV

‘Celule seksuale’ ishte komedia e shfaqur para publikut korcar mbrëmjen e së shtunës në tetrin Andon Zako Çajupi.

Kjo komedi E cilësuar si komedi e hidhur e autores Trento Longaretti dhe regji të Donard Hasanit, kjo shfaqje vendos në qendër jetën e 4 grave, të cilat janë operatore telefonike e shesin lodra seksi, si dhe të menaxherit të tyre që përballen me realitetin e çdoditshëm e përmes bisedave të gjata përpiqen të thyejnë tabu.

Sipas aktores Shegushe Bebeti, kjo komedi prek aspekte të ndryshme sociale, veçanërisht marrëdhëniet prind-fëmijë.

Për aktorin Naum Shundi këto shfaqje I shërbejnë publikut dhe pavarësisht titullit provokativ, përmban mesazhe edukative.

Kjo shfaqje u pritme entuziazëm nga publiku korçar dhe do të shfaqet edhe mbrëmjen e së dielës në këtë qytet, për të vazhduar më tej turin në qytete të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco