VIDEO-SYRI TV/ Finalja e Festivalit operistik ‘Marie Kraja’, shqiptaro- gjermania fiton çmimin e parë

16:09, 31/03/2022

Sopranoja shqiptaro- gjermane, Carolina Lopez Moreno ka fituar edicionin e 18 të festivalit ‘Marie Kraja’, ndërsa me çmimin e dytë u vlerësua baritoni Samueol Park nga Korea e Jugut. Festivali, që i dedikoi një moment të veçantë luftës  i dha çmimin e tretë sopranos Yulia Merkudinova nga Ukraina.

Nga SYRI TV

Trofeu i festivalit operistik ‘Marie Kraja’ në këtë edicion udhëton drejt Gjermanisë. Sopranoja shqiptaro- gjermane,  Carolina Lopez Moreno ka fituar garën mes 8 konkurrentëve pjesmarrës, që u përzgjodhën për finale.

Baritoni nga Korea e Jugut Samueol Park u vlerësua nga juria me çmimin e dytë.

Festivali që i ka dedikuar një moment të veçantë ngjarjeve në Ukrainë, i dha çmimin e tretë sopranos Yulia Merkudinova, e cila ishte po ashtu e përzgjedhura e orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit për çmimin e orkestrës.

Krahas interpretimit të arieve të njohura ndërkombëtare e shqiptare nën drejtimin e dirigjentit Martin Andre, nuk munguan as notat e spektaklit dhe baletit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco