VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohet 80 vjetori i lindjes së poetit Ali Podrimja

16:38, 23/03/2022

Është përkujtuar në ditën e lindjes poeti Ali Podrimja. Të pranishmit u ndalën te kontributi i tij në letrat shqipe, ndërsa organizimet do të vijojnë përgjatë gjithë vitit që Ministria e Kulturës ia ka dedikuar poetit.

Nga SYRI TV

Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të shituar, Kosovë.

Këto vargje të poezisë “Përtej Dhimbje” na kujtojnë se si iku zëmrëthyer në përtejbotë  poeti Ali Podrimja, që e deshi Kosovën e tij të pavarur.  Podrimja e konceptualizoi poezinë në atë që quhet esenca ekzistenciale, ku dimensioni i tragjedisë etnike ishte i gjithëpranishëm, plot simbolika të mëdha.

Këtë vit shënohen dy data të rëndësishme, ajo e 80 vjetorit të lindjes së poetit dhe 10 vjetori i ikjes së tij në amshim, ndaj organizimet në përkujtim të tij do të vijojnë.

Etnikja ishte universi i tij, me gjeografinë dhe njerëzit, me birin e tij të simbolizuar kaq thekshëm, ishte lirika e një shprese të pakufishme që parakupton një ndryshim të domosdoshëm dhe jetik.

Motivi qendërzues i poezive të Podrimjes qe ankthi, projekti dhe se sendërtimi i lirisë, ndërsa vargjet e tij i flasin shumëkohësisisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco