Moska shpall kompaninë 'Meta' organizatë ekstremiste, Facebook dhe Instagram ndalohen në Rusi

Moska shpall kompaninë 'Meta' organizatë ekstremiste, Facebook dhe Instagram ndalohen në Rusi

16:08, 21/03/2022

Gjykata e Moskës ka shpallur kompaninë 'Meta' 'organizatë ekstremiste' dhe ka ndaluar operacionet e saj në Rusi.

"Kërkesë e Prokurorisë për të ndaluar të gjitha aktivitetet e Facebook dhe Instagram"-tha gjyqtarja Olga Solopova.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se materiale ekstremiste janë shpërndarë në rrjete sociale, duke përmendur thirrjet për dhunë ndaj qytetarëve rusë, përfshirë forcat ushtarake në Ukrainë.

Në fillim të këtij muaji, prokurorët kërkuan një hetim penal ndaj ‘Metës’, duke përmendur ligjet ruse të propagandës dhe ekstremizmit.

Qasja në Facebook dhe Instagram ishte kufizuar tashmë në vend për atë që Moska e kishte përshkruar si "lajme të rreme" për pushtimin e saj në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco