Zbulohet pas 34 vitesh një potret i Princeshës Diana që e tregon shumë ndryshe

Zbulohet pas 34 vitesh një potret i Princeshës Diana që e tregon shumë ndryshe

10:50, 04/03/2022

Në një ekspozitë që do të hapet sot në Pallatin Kensigton  të Londrës është vendosur një potret i Princeshës Diana që nuk është parë më parë nga nga publiku.

Ky potret i Lady D është bërë nga fotografi i njohur David Bailey në vitin 1988.

Imazhi fillimisht ishte porositur nga Galeria Kombëtare e Potreteve, por kishte mbetur në arkivën e Bailey deri më tani.

Imazhi bardhë e zi tregon një Diana elegante 27 vjeçare që shikon në distancë, e veshur me një fustan prej sateni dhe një palë vathë në formën e loti.

E zbuluar tani pas 34 vitesh,ky potret  forcon më tej reputacionin e saj publik se Princesh Diana ishte një ikonë e modës

Bailey, i cili ka fotografuar një sërë ikonash kulturore, duke përfshirë Andy Warhol, Twiggy dhe The Beatles, u zgjodh nga Diana për ndriçimin e tij me kontrast të lartë dhe stilin minimalist.

Zbulimi i fotos së rrallë vjen në një kohë kur kultura pop është veçanërisht e magjepsur me "Princeshën e Popullit", e cila vdiq në moshën 37-vjeçare në 1997.

Në vitin 2021, Emma Corrin fitoi një çmim Golden Globe për përshkrimin e saj të Princeshës së Uellsit në seriali i Netflix "The Crown", ndërsa Broadway vuri në skenë "Diana: The Musical". 

Këtë vit, Kirsten Stewart u nominua për një Oskar për portretizimin e Dianës në filmin "Spencer" të Pablo Larraín.

Pjesa tjetër e ekspozitës, e titulluar "Një jetë përmes një lente mbretërore", do të shfaqë një sërë veprash që eksplorojnë marrëdhëniet midis fotografisë dhe monarkisë. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco